60-vjeçari me inicialet T.K. nga Manastiri është gjetur i vdekur në bulevardin Koço Racin.
Nga ndihma e Shpejtë njoftojnë se personit derisa po ecte në bulevard i është përkeqësuar gjendja dhe është rrëzuar, ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë . Nga Ministria e Brendshme thonë se nuk ka gjurmë të dhunës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi.