Një person që besohet të jetë rreth 35 vjeç, është gjetur i varur sot në një shtëpi, në rrugën “Mentor Ratkoceri”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17 i jemi përgjigjur rastit, bëhet fjalë për një person, i cili në rrugën “Mentor Ratkoceri” saktësisht në një shtëpi, ku është gjetur pa shenja jete një mashkull 36 vjeç”, ka thënë Florije Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, njofton Klan Kosova.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.