Telegrafi

Gjendet varri i Freddie Mercury?

Këngëtari britanik me prejardhje iraniane, emri i vërtetë i të cilit ishte Farrokh Bulsara, ndërroi jetë në vitin 1991 në moshë 45-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të AIDS-it, ndërsa i vetmi njeri që e di se ku është varrosur hiri i tij, është e fejuara Mary Austin, pasi Freddie nuk dëshironte që njerëzit ta dinin varrin e tij.

Megjithatë, fansat e këngëtarit shpresojnë se pas 21 vitesh e kanë zbuluar vendin ku duhet ta nderojnë idhullin e tyre.

Po ashtu, mbi pllakën e varrit shkruan në frëngjisht: “Gjithmonë pranë teje me dashurinë time të madhe. M”. Shkronja ‘M’ sugjeron në emrin e Mary Austin. /Telegrafi/