Site icon Telegrafi

Gjendet ushtria e humbur e Persisë?

Megjithatë, ka të ngjarë, që mbetjet mortore të këtyre ushtarëve të jenë gjetur, thonë ekspertët italianë.

Binjakët Angelo dhe Alfredo Castiglioni, kanë zbuluar në perëndim të Egjiptit me qindra e qindra skelete njerëzish, armatim dhe stoli, për të cilat besojnë se i takojnë armatës së Persisë, bën të ditur Daily Mail.

“Këto që kemi zbuluar, janë dëshmi të para për atë që kishte shkruar historiani antik grek Herodoti", ka thënë Dario Del Bufalo nga Universiteti i Lecce-s, në Itali.

Historiani grek kishte shkruar se si mbreti Kambiz II, bashkë me ushtrinë e tij, ishte zhdukur në një stuhi rërë, 525 vjet para erës sonë – dhe se askush nuk kishte parë më gjurmë të kësaj ushtrie.

Sipas tij, një erë e fortë që kishte fryrë nga jugu, kishte bartur aq shumë rërë, sa që e kishte mbuluar gjithë ushtrinë dhe e kishte zhdukur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version