Telegrafi

Gjendet unaza pas 89 vjetëve

Zhytësi amator, Peter Brady, 51-vjeçar, e kishte zbuluar unazën – të cilën Stanleyt ia kishte blerë e dashura e tij Florence – afër ishujve Orkney.

Fillimisht Brady kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë copë anije, mirëpo pasi ishte afruar, e kishte zbuluar unazën mbi të cilën ishin të gravura fjalët: “Për Stanleyn nga Flo, mars 1916".

Cubiss, 25-vjeçar, i cili kishte punuar në anije, bashkë me 187 persona të tjerë të ekuipazhit, ishte fundosur më 12 janar të vitit 1918.

Partneri i zhytësit Brady, Bob Hamilton, 61-vjeçar, i kishte gjetur të dhënat për këtë anije në internet dhe më pas edhe adresën e nipit të Stanleyt, 78-vjeçarit Malcolm Cubiss – të cilit ia kanë dhuruar unazën.