Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i vajzës që ra në lumin Vardar

Rreth orës 22:00, në lumin Vardar në fshatin Balindoll të Gostivarit, është gjetur trupi i vajzës së mitur, që më parë ishte paraqitur se ka rënë në lum.

Sipas informacioneve të policisë, trupin e kanë gjetur banorë të fshatit, dhe e kanë nxjerrë ekipet policore.

Vajza nuk ka dhënë shenja jete, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gostivar, vajza bie në lumin Vardar duke ikur nga qentë endacak

Në vend ngjarje pritet të fillojë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik. Po punohet në vërtetimin e identitetit të vajzës, që jo zyrtarisht ka qenë në moshën 17-vjeçare./Telegrafi/

Foto: TV Globi
Foto: Tv Globi