Rreth orës 22:00, në lumin Vardar në fshatin Balindoll të Gostivarit, është gjetur trupi i vajzës së mitur, që më parë ishte paraqitur se ka rënë në lum.
Sipas informacioneve të policisë, trupin e kanë gjetur banorë të fshatit, dhe e kanë nxjerrë ekipet policore.
Vajza nuk ka dhënë shenja jete, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vend ngjarje pritet të fillojë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik. Po punohet në vërtetimin e identitetit të vajzës, që jo zyrtarisht ka qenë në moshën 17-vjeçare./Telegrafi/