Ekipet e shpëtimit sot pasdite kanë gjetur trupin e 29 vjeçarit nga Likova i cili më 29 korrik humbi në ujërat e liqenit artificial të Gllazhnjës, në rajonin e Likovës.
Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, trupi i 29 vjeçarit u gjet falë kërkimeve intensive të ekipeve të Qendrë për menaxhim me kriza.
“Pas 5 ditë kërkime, forcat speciale të armatës ‘Ujqërit’ dhe të njesisë speciale “Tigrat’, arritën ta gjejnë trupin e 30 vjeçarit”, tha Angellov nga vendi i ngjarjes.