Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit që u mbyt në Karaburun

Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Ishin Polumbarët e Forcës Detare ata që bënë të mundur gjetjen e viktimës.

I ndjeri, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë pesë metra nga polumbarët.

Lexo po ashtu Mbytet peshkatari në Karaburun

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit, për peshkatarin e zhdukur dje. /TCH/