Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në Gjakovë

Ekipi i FSK-së arriti sot të nxjerrë nga uji i lumit Erenik, trupin e pajetë të M. H., të 82 vjeçarit nga Gjakova, ku trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes.

Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës ka njoftuar se njësitet e FSK-së nuk pushuan së kërkuari në asnjë moment për 14 ditë rresht , të përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm dhe vështirësive tjera.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës ju lirohet familjarëve .

Personi në fjalë kishte kërcyer nga ura që lidhë pjesën e qytetit me fshatin Moglicë dhe ishte hedhur në lumin Erenik më 5 janar të këtij viti. /Telegrafi/