Një person femër e moshës rreth 23-vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve”, në Gjakovë.
Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj, tha se trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 të mëngjesit.
“Viktima është e gjinisë femërore e moshës rreth 23-vjeçare”, tha Gjokaj për KALLXO.com.
Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Sipas komandantit të Policisë ende nuk dihet shaktari i vdekjes.
“Trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion”, tha Gjokaj.