Mbrëmë vonë në polici është raportuar se para një garazhi në “Kisella Vodë” është gjetur trupi i L.S.(65) nga Shkupi.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup./Telegrafi/