Site icon Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare në Tiranë

Është gjetur trupi i viktimës Arjan Sala, që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare, në Tiranë.

Në ditën e katërt të kërkimeve nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, zjarrfikësit kanë gjetur trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Lexo po ashtu Heroi i tragjedisë në Tiranë, 33-vjeçari shpëtoi kolegët nga tymi e zjarri por s’mundi të dalë vetë - vijojnë kërkimet për gjetjen e Arjan Salas

Dyshohet se në momentin e zjarrin 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngecur vetë brenda.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /Tch/

 

Exit mobile version