Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit nga Shtipi i cili u mbyt në liqenin e Dojranit

Pjesëtarët e njësisë “Tigrat” të MPB-së dje pasdite kanë gjetur trupin e të mbyturit nga Shtipi, i cili mëngjesin e djeshëm u mbyt në liqenin e Dojranit pasi ra nga një anije me pedale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Strumica, ku është konstatuar se bëhet fjalë për I.Z (42) nga Shtipi, me banim në Gjermani.

Lexo po ashtu Mbytet një 42-vjeçar në liqenin e Dojranit

Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë do të dorëzohet për obduksion.