Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Ferizaj, ishte shpallur i humbur tri ditë më parë

Sot rreth orës 19:00 është gjetur pa shenja jetë një 33-vjeçar nga Ferizaj.

Personi me iniciale SH.B (m) është raportuar i humbur që nga data 09.12.2019.

Hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës, shkruan Telegrafi.

Sipas Policisë së Kosovës, trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e

Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. /Telegrafi/