Dje në mëngjes nga Lumi Vardar është nxjerr trupi i një grua pa shenja jete, theksojnë nga MPB.
“Më 26.01.2020 në orën 09:45 në SPB Shkup është paraqitur se në ujërat e Lumit Vardar është gjetur një trup i një gruaje të vdekur.
Nga ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve në Shkup është nxjerr trupi i gruas, ndërsa ekipet e Ndihmës së Shpejtë konstatuan vdekjen e saj pa shenja dhune.
Pas marrjes së masave u konstatua se bëhet fjalë për B.K. (60) nga fshati Radishan-Shkup. Me urdhër të prokurorit publikë, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi”, informojnë nga MPB./Telegrafi/