Polumbarët arritën që të gjejnë trupin e 41 vjeçarit, D. S, nga Dushica e Makedonska Kamenicës. Trupi i tij u gjend brenda veturës ”Ford Focus”, me të cilin kanë udhëtuar çifti T. dhe D. S, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më herët u gjet trupi i T. S, ndërkaq obduksioni tregoi se ajo është mbytur nga zhytja në ujë dhe në trupin e saj janë konstatuar lëndime në kokë dhe në ashtin e sipërm të krahut (humerus) dhe në pjesën e poshtme të kurrizit, ndërkaq Dejani nuk ka patur lëndime trupore. Edhe D. S ka vdekur nga zhytja në ujë.
Sipas MPB-së çifti ka qenë duke u kthyer nga shtëpia e gruas dhe kanë pësuar aksident pasi kanë pasur një konflikt në shtëpinë e nënës së vajzës./Telegrafi/