Telegrafi

Gjendet spiranca e anijes së fundosur më 1641, me thesarin në vlerë të një miliardë funteve (Foto)

Spiranca që i përket një prej anijeve me pasurinë më të madhe ndonjëherë, është gjetur në brigjet e Cornwall të Anglisë.

Merchant Royal është fundosur më 1641, si pasojë e motit me stuhi të fuqishme, teksa ishte transportuar pasuri në vlerë të më se një miliardë funteve, sikur të krahasohej me vlerën që do të arrinte në ditët e sotme, transmeton Telegrafi.

Në bordin e anijes ishin më se 45 mijë kilogram ari, 400 shufra të argjendit meksikan dhe afro 500 mijë dollarë meksikanë.

Ekspertët pretendojnë se kjo spirancë, e gjetur 32 kilometra larg bregut, është e njëjtë me atë të anijes që po e transportonte thesarin. Pritet që hulumtimet e hollësishme, të tregojnë nëse vërtetë i përket lundrës, që ka qenë duke bartur edhe disa monedha tjera.

Fundosja e anijes ka qenë një tragjedi e madhe, meqenëse përmbante një të tretën e pasurisë qeveritare, të mbledhur nga taksapaguesit.

Deri më tani, ka pasur shumë kërkime për gjetjen e anijes, por që kanë dalë të pasuksesshme, ndërsa pritet që kjo gjetje, t’i afrojë kërkuesit me thesarin. /Telegrafi/