Cilësohet si një nga misteret e mëdha të botës. A ekziston përbindëshi i famshëm i Loch Ness?
Kjo foto të bën të dyshosh shumë. Imazhi i çuditshëm paraqet një mbetje skeletore, të një kafshe në brigjet e liqenit të famshëm skocez që ka ndezur mjaft debate.
Siç mund të shihet skeleti i kafshës është rrethuar nga policia dhe turistët, që kanë kaluar aty pranë janë habitur nga ajo çfarë kanë parë. Në rrjetet sociale kanë “shpërthyer” komentet, transmeton oranews.
Një person komenton duke thënë: “Është zbuluar përbindëshi Nessy? Apo është një shaka pa kripë?” Ndërsa një tjetër shton: “Është thjesht një trup i gjirafës”.