Eshtrat e kësaj kafshe, e cila ka jetuar 2 milion vjetë më parë, janë gjetur në veri-lindje të Autralisë, në shtetin e Queensland-it. Nga formimi i skeletetit të kësaj kafshe, besohet se “Diprodoton optatum”, e cila ushqehej vetëm me bimë të ketë peshuar tre tonë.
“Ne kemi gjetur kafshën më të madhe që mund të mendonim nga kjo specie. Ky është një zbulim fantastik, më i madhi i realizuar në kontinentin Australian”. – tha profesor Mike Archer për BBC.
Paraardhësi i rinocerontit ka qënë kafsha më e përhapur në Autrali, deri në periudhën kur njerëzit e parë indigjenë mbërritën në këtë kontitnet 50 mijë vjet më parë. /Telegrafi/