Në shkretëtirën Cuscu të Perusë, një grup i paemëruar që merret me aktivitetet paranormale, pretendon se e ka gjetur dorën e një jashtëtokësori.
Objekti misterioz që duket si dorë gjigante me tre gishta, e ka sipërfaqen e mbështjellur me lëkurë, transmeton Telegrafi.
Sipas të njëjtit grup, thuhet se është gjetur edhe një kafkë që është e ndërlidhur me dorën, që po ashtu i përket një jashtëtokësori apo njeriu shumë të lashtë.
Mirëpo, asnjëra prej këtyre detajeve, nuk është vërtetuar në mënyrë shkencore.
Gjatë këtij viti, kjo dorë do t’i nënshtrohet studimeve të ADN-së si dhe fotografimeve me rreze X, që do të realizohen nga ekspertët në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
https://youtu.be/LiP5xwSMQiA