Telegrafi

Gjendet Sinead O’Connor

Policia e Chicagos ka njoftuar se ka gjetur pop-yllin irlandez Sinead O’Connor, që kishte humbur nga mëngjesi i së dielës.

Pak orë pasi u raportua se këngëtarja ishte zhdukur pasi kishte dalë në shëtitje, policia amerikane ka njoftuar se e ka gjetur atë dhe se ajo është shëndosh e mirë.

PO ASHTU LEXONI: “Këngëtarja britanike do të kryej vetëvrasje”! (Video)

Policia në raportimin për zhdukjen e O’Connorit kishte alarmuar se ajo ishte në gjendje të rëndë psikike dhe se ekzistonte rreziku që ajo të bënte vetëvrasje.