Site icon Telegrafi

Gjendet shtëpia e fëmijërisë së Jezu Krishtit?

Studiuesi britanik Ken Dark, një arkeolog nga Universiteti i Reading, pretendon se ka gjetur shtëpinë ku Jezu Krishti kaloi fëmijërinë dhe se ajo është në Nazaret, njoftoi sot Shoqata Evropiane e Arkeologëve në llogarinë zyrtare në Twitter.

Dark kaloi 14 vjet duke kërkuar mbetjet e manastirit të Motrave të Nazaretit në Izrael, ku, sipas pretendimit të tij, jetonte Jezusi, transmeton Telegrafi.

Sipas Daily Mail, bazuar në hulumtimet në terren, Dark arriti në përfundimin se shtëpia i përkiste Jozefit, burrit të Marisë ose babait të Jezusit.

“Shtëpia kishte disa dhoma, një oborr, një ballkon në çati dhe sot vetëm shkallët prej guri mund të shihen në atë vend dhe prapa shtëpisë është një shpellë natyrore”, tha Dark.

Ndryshe, ai pranon se nuk ka asnjë provë fizike që vërtet ishte shtëpia e Jezusit, megjithatë, Dark shton se është e vështirë të gjesh prova që datojnë dymijë vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version