Telegrafi

Gjendet shpata e vjetër 2,300 vjet që ka tehe ende të mprehta (Video)

Në Henan të Kinës, arkeologët e kanë zbuluar një shpatë që besohet se është e vjetër rreth 2,300 vjet.

Ky mjet lufte, mendohet të jetë krijuar rreth vitit 475 Para Erës Sonë, në kohën kur sundonte e ashtuquajtura periudhë e Shteteve Ndërluftuese, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kur është nxjerrë këllëfi, ndërsa ka metal shkëlqyes dhe tehe të mprehta.

Pas studimit të mëtutjeshëm të shpatës, pritet që shpata të del në muze që të shihet nga vizitorët. /Telegrafi/