int(1) Gjendet pronarja e xhekpotit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gjendet pronarja e xhekpotit

Gruaja rreth moshës së tridhjetave ka fituar 13.185.273 milionë dollarë australianë (afro 7.5 milionë euro) me tiketën e lotarisë të cilin ia kishte dhuruar baba i saj.

Tiketa ishte tërhequr më 22 korrik të vitit 2008 për Oz Lotto jackpot, i cili në përgjithësi ishte 50 milionë dollarë.

Krejtësisht e pavetëdijshme se tiketa vlen një vit, fituesja me fat ka vendosur të kontrollojë nëse kishte fituar ndonjë shumë për të mundur ta ndihmojë familjen e saj.

"Jam zgjuar sot e brengosur për situatën time financiare", ka deklaruar ajo për Lotterywest.

"Më shtyu diçka të kontrollojë tiketat dhe mendova, nëse fitoj diçka, mund t’i ndihmoj nënës dhe babës", ka shtuar ajo.

Fillimisht ka menduar se ka fituar vetëm 13.000 dollarë, e kur ja kanë treguar shumën e vërtetë, mezi ka arritur të qëndrojë në këmbët e veta.

"Disa herë i kam kontrolluar presjet dhe vendet decimale dhe atëherë e kam kuptuar. Gjithmonë më kujtohet se si nëna më kishte thënë se nëse fitoj në lotari, më duhet ta pranojë atë qetazi", ka shtuar fatlumja.

Exit mobile version