Telegrafi

Gjendet predhë nga Lufta e parë botërore në Manastir

Predhë e pa-eksploduar nga Lufta e Parë Botërore është gjetur në Manastir gjatë punëve ndërtimore.

Mbrëmë në stacionin policor – Manastir, nga ana e një të punësuari nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është raportua se po atë ditë në orën 13:30, një punëtorë i kompanisë “Granit” gjatë kryerjes së punimeve në kazermat e vjetra në Manastir, është gjetur predhë e pa-eksploduar nga Lufta e parë botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në orën 13:50 nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim predha është ngritur për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/