Një pikturë nga Pablo Pikaso që u vodh nëntë vjet më parë gjatë një vjedhje në një galeri greke, është gjetur.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia thotë se një ndërtues 49-vjeçar u arrestua për vjedhjen e piktures “Koka e një Gruaje” e realizuar nga Pikaso dhe për vjedhjen e një vepre të dytë nga artisti holandez Piet Mondrian.
Fillimisht, për bastisjen në Galerinë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, u fajësuan dy hajdutë.
Veprat e artit u hoqën nga kornizat e tyre në bastisjen e hershme në mëngjes, derisa iu deshën vetëm shtatë minuta për t’u vjedhur.
Një vepër e tretë me stilolaps dhe bojë nga artisti italian Guglielmo Caccia, nga shekulli i 16-të, u sekuestrua gjithashtu, por policia tha se i dyshuari iu tha atyre se ishte dëmtuar dhe se ai e kishte bartur me ujë në tualet. /Telegrafi/