Gregory Asner nga Universiteti Straford, ka bërë të ditur se në Borneo të Azisë ndodhet pema më e lartë që është matur ndonjëherë, me gjatësi 95 metra.
Zbulimi është bërë para pesë muajsh, derisa ekipi britanik po bënte matje me laser nga një aeroplan i vogël, për çështje të përpilimit të hartave të reja të këtij mali, transmeton Telegrafi.
Pasi është kryer procesi i matjeve, Asner e ka filluar hulumtimin e kësaj peme tropikale që ka gjatësi enorme, krahas disa pemëve të tjera shumë më të vogla.
Ajo që e bën edhe më të rrallë këtë pemë është kurora saj, me diametër që arrin deri 40 metra, duke i dhënë një pamje madhështore.
Deri më tani, pema më e lartë është matur në Indonezi dhe kishte 89 metra. /Telegrafi/