Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një 16 vjeçar në Bjeshkët e Junikut, shkaqet ende nuk dihen

Një 16 vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë natës së mbrëmshme në Bjeshkët e Junikut, saktësisht te pjesa e quajtur ‘Gropa e Erenikut’.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku kujdestar në QKMF-në e Junikut.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën se në bjeshkët e Junikut apo siç quhet ajo pjesë ‘Gropa e Erenikut’, një person 16 vjeçar, dyshohet se është pa shenja jete. Policia me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në QKMF-në në Junik, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti ka kalu në krime serioze, rasti është cilësuar hetim i vdekjes ”, njofton Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version