Telegrafi

Gjendet pas disa ditësh trupi në det i 52-vjeçarit të mbytur në Durrës

Të mërkurën është gjetur në det trupi i Ardian Mërkurit, i cili u mbyt ditë më parë në Durrës.

Paraditen e 1 marsit, të pasionuar pas peshkimit, Ardiani së bashku me mikun e tij Ilir Bardheti, dolën në det me një mjet lundrues me pedale në zonën e Currilave, por rreth mesditës mjeti i tyre u përmbys nga dallgët.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të familjarëve, që panë skenën nga bregu u arrit të shpëtohet vetëm Ilir Bardheti. Që nga ajo ditë u organizuan operacione të kërkim-shpëtimit në det e në tokë nga forcat dhe mjetet e policisë kufitare, si dhe polumbarët e RENEA-së, po pa mundur ta gjejnë 52-vjeçarin, trupi i të cilit u gjet sot në det. /TCH/