Telegrafi

Gjendet pas 25 vjetëve Aston Martin i vjedhur i James Bondit

Aston Martin DB5 i përdorur gjatë xhirimeve të “Goldfinger” u vodh në 1997, dhe tani është gjetur pothuajse 25 vjet më vonë.

Është një film për agjentin britanik James Bond, i cili u shfaq në vitin 1964, dhe Aston Martin DB5 ishte një nga “yjet”.

Vetura u zhduk në vitin 1997 dhe përfaqëson një nga katër kopjet origjinale të modelit DB5 të përdorura për të xhiruar filmin “Goldfinger”.

Ajo u vodh nga një hangar privat në Aeroportin Boca Raton në Florida. Në fakt është kopja e vetme me të gjitha pajisjet funksionale që vlen sot 21.6 milionë euro dhe fillimisht u ble në vitin 1986 për 321 mijë euro nga biznesmeni amerikan Anthony Pugliese.

Sidoqoftë, vetura u gjet dhe u vu re kohët e fundit në Lindjen e Mesme. Është pjesë e një koleksioni privat dhe së shpejti do të gjurmohet. Besohet se pronari aktual nuk e di se ai zotëron veturën e vjedhur. /Telegrafi/