Telegrafi

Gjendet pako e dyshimtë afër pallatit mbretëror Buckingham, kalimtarët pretendojnë se kanë dëgjuar një “shpërthim”

Të shtëna armësh dhe një shpërthim raportohet të jenë dëgjuar në Westminster të Londrës, pasi është gjetur një pako e dyshimtë jo më larg se një milje larg vendit ku ka ndodhur dje sulmi terrorist, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarë të shumtë kanë pranuar se shpërthimi ka ndodhur gjatë orës 20:30, derisa policia ka konfirmuar rastin se kanë gjetur një pako të dyshimtë afër pallatit mbretëror Buckingham, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i policisë metropolitane ka bërë të ditur se kurrfarë shpërthimi nuk ka ndodhur në Birdcage, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të nderuar viktimat e sulmit terrorist.

“Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes pasi kishte pranuar informata lidhur me një pako të dyshimtë në Birdcage, afër pallatit mbretëror Buckingham”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.