Një vajzë e pajetë është gjetur dje në malin Pllaçkovicë.
Siç njoftojnë nga SPB Shtip, në fshatin Parnalija të Komunës së Karbincit, një vajzë 11-vjeçare është gjetur e vdekur para një objekti ndihmës.
Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e vajzës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë i është dorëzuar familjes me urdhër të Prokurorisë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/