Telegrafi

Gjendet i pajetë një pjesëtar i Forcave të Armatosura në Gjirokastër

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në Gjirokastër.

Bëhet e ditur se, shtetasi I.A. rreth 27 vjeç është gjetur i vetëvarur nga familjarët, në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt kryerjes së këtij akti ekstrem. /Telegrafi/