Site icon Telegrafi

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Exit mobile version