Site icon Telegrafi

Gjendet i pajetë në magazinë pronari i një firme në autostradën Tiranë-Durrës

Foto: Ilustrim

Pronari i një firme në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur i pajetë në magazinën e firmës.

Policia njofton se rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58-vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Exit mobile version