Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në rrugën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe natyrore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/