Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Mitrovicë

Një person rreth moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

“Policia është njoftuar rreth këtij rasti në orën 7:30. Rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version