Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në veri të Mitrovicës

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Siç bënë të ditur policia rasti ka ndodhur rreth orës 10:50 të mërkurën.

“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/