Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpizë në Mavrovë

Dje në Njësinë e Policisë së Mavrovës është raportuar se në një vikend- shtëpi në lagjen Hanet e Mavrovës, komuna Mavrovë dhe Rostushë është gjetur pa shenja jete S.N.(86) nga Leunova, me vendbanim në Shkup.

Ekipi i Ndihmës Mjekësore Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

 

Exit mobile version