Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version