Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:30 në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga policia në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/