Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Begut në Istog.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte i gjinisë mashkullore.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia. /Telegrafi/