Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një person është gjetur pa shenja jete në Drenas.
Sipas raportit thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/