Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:35.

“Është raportuar se në banesën e saj  ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version