Një femër është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 15:00 në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Ajeti”, ku viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë. Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/