Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në femër e mitur në Gjilan.
Rastin në polici e kanë lajmëruar familjarët e viktimës.
“Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/