Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një burrë në Obiliq – policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në Obiliq.

Policia njofton se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“HETIM I VDEKJES – Obiliq 11.07.2022 – 08:37. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version