Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë rreth orës 13:30.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti”.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç , është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti. /Telegrafi/