Një person i moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në Vushtrri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë ai.
Tutje Zahiti theksoi se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/